Mirëdita!
Ju jeni të interesuar për vaksinimin kundër sars-cov-2 (koronavirusi i ri). Me qëllim që të zotëroni bazën e duhur të informacionit për këtë vendim, këtu ne jemi në dispozicionin tuaj me më shumë
informacione.
Në mënyrë që ju të vaksinoheni në qendrën e vaksinimit të Messe Basel, duhet të plotësoni kërkesat e mëposhtme:
-
Ju jeni një person i regjistruar në qytetin Basel (vendbanimi)
-
Ju i përkisni grupit të personave aktualisht të klasifikuar si:
1. Personat mbi moshën 75 vjeç duhet të kenë përparësi të vaksinimit.
2. Të rriturit me sëmundje kronike (aka «sëmundje të mëparshme») janë në rrezikun më të lartë
Nëse i përkisni grupit të rrezikuar, duhet të sillni një vërtetim nga mjeku juaj i familjes ose mjeku që po ju trajton. Nëse nuk mund të kontaktoni me mjekun tuaj gjatë pushimeve, mund të
flisni për këtë me mjekun tonë në vendndodhje. Ju lutemi, mos na dërgoni asnjë dokument (historikun mjekësor ose vërtetimin e daljes nga spitali). Këto do të fshihen për shkak të mbrojtjes së
të dhënave tuaja.
Nëse plotësoni një nga këto dy pika, mund të rezervoni një termin këtu.
Në rast se keni ndonjë problem me prenotimin tuaj dhe ju nevojitet ndihmë,
atëherë na telefononi në numrin falas më poshtë:
0800 555 655 (vetëm për prenotime telefonike)
Me qëllim që pritja në sallën 4 të Messe Basel (Congress Center Basel, Messeplatz 21) të mbesë në kujtesën tuaj si e këndshme dhe pa probleme, lutemi t'i printoni dokumentet e mëposhtme, t'i
lexoni dhe t'i sillini ato me vete të plotësuara.
Lutemi plotësojeni pyetësorin në mënyrë të lexueshme dhe të plotë.
Udhëzime të rëndësishme:
- Nevojitet që vaksinimi të bëhet me dy vaksina. Vaksina e dytë do të vijojë pas rreth katër javësh. Në qendrën e vaksinimit do t'ju prenotohet takimi i dytë.
-
Në rast se ditën e takimit tuaj keni ankesat e mëposhtme:
Temperaturë/ndjesi ethesh, kollë, dhimbje të fytit, humbje të shijes, (nuhatjes/shijes) apo ndiheni
keq,
lutemi të mos paraqiteni në takimin e vaksinimit. Gjatë regjistrimit do të kryhet gjithashtu edhe matja e temperaturës me rreze infra të kuqe.
- Për identifikimin tuaj sillni me vete kartën e sigurimit shëndetësor.
Me anën e saj mund të kontrollojmë shumë lehtë nëpërmjet adresës së vendbanimit tuaj, të drejtën tuaj për t'u pranuar.
Qendra e vaksinimit do të administrohet nga kompania mjekësore Meconex. Përveç personelit mjekësor që kryen vaksinimin, do të keni në dispozicion edhe një mjek për t’iu përgjigjur pyetjeve që
mund të keni.
Gjithashtu, ju mund të na dërgoni paraprakisht pyetjet tuaja me postë elektronike në adresën:
info@coronaimpfzentrumbasel.ch